Miliona hulumtues do të përdorin peshkun zebra në kërkimet “revolucionare” të kancerit!

Shëndetësia

Miliona hulumtues do të përdorin peshkun zebra në kërkimet “revolucionare” të kancerit!

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 13:58
Imazhi me mikroskop i një fetusi të peshkut zebra

Në një bodrum në Ullandhaug të  Stavangerit në Norvegji, studiuesi Federico Fenaroli tregon në ekran, fetusin e një peshkut zebra që së fundi i janë injektuar disa qeliza kanceroze.

Imazhi me mikroskop i një fetusi zebrafish

Përparësia është ndër të tjera, për studiuesit të cilët mund të shohin drejtpërdrejt përmes peshkut dhe të monitorojnë qelizat e kancerit. Fenaroli shpreson të vrasë këto qeliza pa dëmtuar qelizat e shëndetshme të peshkut, sepse nëse ai mund ta bëjë këtë, ka një shans të mirë për të qenë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë edhe te njerëzit me kancer.

Ne po flasim për një ilaç të ri, të synuar kundër kancerit që do të prodhojë shumë më pak efekte anësore. Fenaroli dhe Universiteti i Stavanger (UiS) kanë marrë 12 milionë NOK nga Këshilli i Kërkimeve për ta zhvilluar këtë hulumtim.

-Ju nuk duhet thjesht t'i mbijetoni jetës, por duhet ta jetoni atë.

Gjithnjë e më shumë nga 4000 që preken nga kanceri i gjirit çdo vit mbijetojnë, por shumë prej tyre kanë probleme me efektet anësore. Për shembull, disa pacientë kanë lodhje kronike ose probleme me zemrën ose mushkëritë pas përfundimit të trajtimit. Shefi i grupit kërkimor në Departamentin e Patologjisë në Spitalin Universitar Stavanger, Emiel Janssen, është gjithashtu i përfshirë në projekt. Ai e krahason metodën me një kalë trojan plot me ushtarë të vegjël përmbrenda!

Trajtimi i sotëm është më shumë si të thuash një dërgim i raketave dhe dronëve, dhe më pas ndodhin shumë dëme të panevojshme, thotë Janssen.

-Më konkretisht, metoda përfshin mbështjelljen e ilaçit në nanogrimca, dhe më pas dërgimin e grimcave në qelizat e kancerit. Por e gjithë çështja është se grimcat me ilaçin duhet të hyjnë, vetëm në qelizat e kancerit dhe jo në qelizat e shëndetshme. Federico Fenaroli tregon një imazh të ri në ekran, të qelizave të kuqe dhe jeshile. Ai ka simuluar se si do të funksionojë kjo metodë në praktikë dhe është i kënaqur: Qelizat e kuqe janë të shëndetshme dhe nuk kanë marrë asnjë nanogrimca, por qelizat e gjelbra të kancerit kanë marrë.

Duke bërë këtë, potencialisht mund të vrasim qelizat, thotë Fenaroli, i cili është një studiues në Departamentin e Kimisë, Shkencave të Jetës dhe Teknologjisë Mjedisore në UiS.

Metoda duhet të jetë në gjendje të përdoret edhe në forma të tjera të kancerit, nëse hulumtimi është i suksesshëm për kancerin e gjirit

- Mund të jetë një revolucion në trajtimin e kancerit, sepse atëherë ne mund të sulmojmë shumë lloje të tjera të kancerit, siç janë, kanceri i prostatës dhe kanceri i zorrës së trashë, thotë Janssen.

Përveç Fenarolit, dy studiues dhe një asistent do të punojnë në projekt me kohë të plotë për tre vjet.

Por do të duhet pak kohë para se kjo metodë të mund të përdoret për pacientët me kancer, sepse së pari  metoda duhet të jetë testuar te peshqit, pastaj nuk duhet të shmangen as minjtë, minjët e mëdhenjë dhe më pas majmunët, përpara se metoda të testohet te njerëzit. Ky proces mund të zgjasë lehtësisht dhjetë vjet. Përktheu; H.R

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat