Pa një zemër të shëndetshme, është pothuajse e pamundur që trupi të funksionojë siç duhet.
Shëndeti i zemrës varet nga pesë numra të rëndësishëm.
Presioni i gjakut
Niveli i presionit të gjakut është shumë i rëndësishëm për shëndetin e trupit. Nuk është mirë nëse presioni është i lartë apo i ulët. Niveli normal i presionit të gjakut është 120/80, sipas ekspertëve.
Indeksi i masës trupore
Pesha dhe indeksi i masës trupore janë të lidhura drejtpërdrejt me shëndetin e zemrës. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të vëzhgoni peshën tuaj, sepse mbipesha ka një ndikim negativ në shëndetin. Një indeks i masës trupore më i madh se 25 konsiderohet i keq.
Sasia e sheqerit në gjak
Sheqeri i lartë në gjak dëmton enët e gjakut dhe nervat që ndihmojnë funksionimin e zemrës. Mund të çojë në diabet dhe pasoja më të rënda shëndetësore.
Sasia e kolesterolit
Kolesteroli është një tjetër numër i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Përkatësisht, kolesteroli i ngritur dëmton enët e gjakut, gjë që mund të çojë në sulm në zemër dhe goditje në tru.
Numri i orëve të gjumit
Një i rritur duhet të flejë tetë orë. Gjumi i pakët ka një efekt negativ në sistemin kardiovaskular.