Cilat ushqime ulin nivelin e sheqerit në gjak?

Shëndetësia

Cilat ushqime ulin nivelin e sheqerit në gjak?

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Një nga mënyrat më të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është përzgjedhja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Këto janë disa mënyra ideale që ju vijnë në ndihmë kundër sheqerit të lartë në gjak:

Ushqimet e përpunuara

Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithërave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta.

Pijet dhe ushqimet e ëmbëlsuara

Frutat e plota, arrorët, kosi natyral me fruta pylli, karotat ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak.

Mos harroni që edhe lëngjet e frutave të shtrydhura vetë, konsiderohen si një pije me sheqer ndaj duhen konsumuar me kujdes.

Më shumë perime dhe proteina

Barishtet, sallatat dhe perimet duhet të përbëjnë të paktën gjysmën e ushqimit tuaj ditor. Fibra që ato përmbajnë ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe ekuilibron sheqerin në gjak.

Proteina nga ana tjetër ngadalëson çlirimin e karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Proteinën e gjeni tek mishi pa dhjamë, peshku, veza, produktet e bulmetit, arrorët dhe farat.

Kujdes me etiketat

Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur. Të dhënat tregojnë se këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara.

Kujdes me alkoolin

Alkooli mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak. Pirja afatgjatë e tij nxit shtimin në peshë dhe rezistencën ndaj insulinës. Të dyja së bashku rrisin shanset e shfaqjes së diabetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat