Njollat e kuqe në sy: Pse shkaktohen dhe a janë të rrezikshme

Shëndetësia

Njollat e kuqe në sy: Pse shkaktohen dhe a janë të rrezikshme

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Njollat e kuqe në sy njihen ndryshe edhe si rrjedhje okulare ose hemorragji subkonjuktivale. Edhe pse mund të bëjnë shumë përshtypje, në përgjithësi këto njolla nuk paraqesin ndonjë problem serioz për shëndetin. Zakonisht, njollat e kuqe në sy shkaktohen nga një goditje ose dëmtim.

Ato janë rrjedhje të gjakut që shfaqen në pjesën e bardhë të syrit si pasojë e çarjes së kapilarëve. Në pjesën më të madhe të rasteve, këto probleme larohen vetë brenda një jave. Megjithatë, rekomandohet një vizitë okulistike.

Konjuktiva është një membranë shumë e hollë, elastike dhe transparente e cila vesh pjesën e bardhë të syrit, e quajtur sklera. Luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e syve pasi përbën një pengesë mbrojtëse ndaj infeksioneve të mundshme. Në konjuktivë janë të pranishme një numër i madh enësh gjaku të cilat mund të çahen dhe të shkaktojnë rrjedhje të vogla të gjakut në sy.

Pse shfaqen këto njolla në sy?

Në pjesën më të madhe të rasteve, vijnë si pasojë e një ose më shumë shkaqeve të mëposhtme.

Rritje e papritur e presionit të gjakut

Trauma në sy të shkaktuara nga një goditje apo thjesht fërkim i syrit

Disa medikamente mund të ndryshojnë koagulimin e gjakut dhe të shkaktojnë shfaqjen e njollave të kuqe në sy.

Disa sëmundje si hipertensioni ose diabeti melit shoqërohen me skuqje dhe hemorragji në zonën e sklerës.

Nuk është e këshillueshme t’i fërkoni sytë, pasi mund të rrisni sasinë e gjakut që rrjedh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat