​Studimi: Aspirina ul rrezikun e kancerit të pankreasit sidomos te personat me diabet

Shëndetësia

​Studimi: Aspirina ul rrezikun e kancerit të pankreasit sidomos te personat me diabet

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Përdorimi i rregullt i aspirinës ul rrezikun e zhvillimit të kancerit të pankreasit 40 për qind te njerëzit me diabet dhe 20 për qind në popullatën e përgjithshme, sipas një studimi të kryer nga hulumtuesit pranë Spitalit Universitar Southampton dhe Universitetin Southampton – Britani e Madhe.

Organizata bamirëse për kancerin Planets ka financuar një studim që thotë se ka bërë një "përparim të rëndësishëm" për trajtimin e një prej llojeve më të këqija të kancerit për shkak të shkallës së ulët të mbijetesës.

Hulumtuesit studiuan pothuajse 10 mijë njerëz - një grup prej 500 mijë njerëz të moshës midis 37 dhe 73-vjeç, të përzgjedhur midis 2006 dhe 2010.

Ata zbuluan se rreziku i zhvillimit të kancerit të pankreasit u reduktua 40 për qind te njerëzit me diabet që merrnin rregullisht aspirinë dhe 20 për qind në popullatën e përgjithshme.

Ekipi thekson se kjo është në përputhje me hulumtimet e mëparshme mbi efektet parandaluese të aspirinës në zhvillimin e llojeve të tjera të kancerit.

Studimi tregoi se ulja e rrezikut mbeti pas dy dhe pesë vjetësh të përfshirjes në studim.

Një zëdhënës i Planets tha se kërkimet e mëparshme kishin treguar se aspirina mund të bllokojë prodhimin e enzimave që rrisin inflamacionin në trup dhe inkurajojnë rritjen e qelizave kancerogjene.

“Njerëzit mbi 50-vjeç që zhvillojnë diabet të ri kanë 10 herë më shumë gjasa të diagnostikohen me kancer të pankreasit sesa popullata e përgjithshme. Edhe pse arsyet e lidhjes nuk janë të përcaktuara qartë, të dyja janë sëmundje të pankreasit dhe përfshijnë mos tolerancën ndaj sheqerit”, tha ai.

Adenokarcinoma duktale, lloji më i zakonshëm i kancerit të pankreasit, ka një shkallë të mbijetesës pesëvjeçare prej vetëm 5 për qind.

Studimi i botuar në revistën Pancreatology, thuhet se është më i madhi që ka ekzaminuar lidhjen midis aspirinës dhe kancerit të pankreasit dhe është i pari që tregon se përdorimi i rregullt i aspirinës lidhet me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të këtij lloji kanceri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat