Këto 3 pije të nxehta do të lehtësojnë fryrjet, ngërçet dhe të përzierat

Shëndetësia

Këto 3 pije të nxehta do të lehtësojnë fryrjet, ngërçet dhe të përzierat

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 19:41
Ilustrim

Problemet e tretjes si fryrja, ngërçet ose të përzierat mund të jenë shumë të pakëndshme. Çajrat bimorë mund t’i lehtësojnë ato në mënyrë efektive dhe të përmirësojnë punën e organeve të tretjes.

Çaj menteje

Është shumë efektiv në lehtësimin e problemeve me tretjen. Mentoli në këtë bimë mjekësore ndihmon në relaksimin e muskujve të stomakut, gjë që lehtëson ngërçet dhe fryrjet . Është veçanërisht efektiv tek njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS). Për përgatitjen e çajit mjafton që 7-10 gjethe menteje të freskëta ose një lugë çaji të thata të hidhen me një filxhan ujë të nxehtë dhe ta lini të qëndrojë për 10 minuta.

Çaj xhenxhefili

Është veçanërisht efektiv për të përzierat dhe të vjellat, zbrazjen e ngadaltë të stomakut, fryrjet dhe ngërçet për shkak të tretjes së dobët . Për ta përgatitur, zieni 2 lugë gjelle xhenxhefil të freskët të copëtuar në 2 gota ujë për 10-20 minuta.

Çaji i kamomilit

Kamomili nuk është vetëm një pije qetësuese për gjumë cilësor. Ndihmon ndjeshëm me probleme të ndryshme të tretjes. Vetitë e tij natyrale anti-inflamatore lehtësojnë ngërçet e stomakut, fryrjet, dispepsi të shkaktuara nga stresi dhe të përzierat e lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat