Gripi te burrat mund të jetë më i rëndë, shkak sistemi imunitar më i dobët

Shëndetësia

Gripi te burrat mund të jetë më i rëndë, shkak sistemi imunitar më i dobët

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Një ekspert i sëmundjeve infektive, Prof. Peter Collignon nga Universiteti Kombëtar i Australisë, ka deklaruar se përhapja e virozave si gripi, Covid-i dhe të ftohtit nuk duket të jetë jashtë normales këtë dimër.

Ai theksoi se megjithëse disa njerëz preken rëndë nga të ftohtit e zakonshëm, nuk ka prova për një rritje të madhe të vdekjeve krahasuar me dimrat e kaluara.

Prof. Collignon shtoi se sistemi imunitar i burrave është biologjikisht më i dobët se ai i grave.

Sipas tij, kjo mund të shpjegojë pse ata përjetojnë simptoma më të gjata, duke mbështetur disi konceptin e “gripit të burrave”.

Ai gjithashtu tha se ndjeshmëria ndaj virozave ka rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për shëndetin pas vitit të pandemisë, ndërkohë që ka më shumë teste për sëmundjet respiratore se në të kaluarën.

Prof. Collignon theksoi se ky vit pritet të jetë mesatar në lidhje me numrin e vdekjeve dhe pranimeve në spital për viroza, duke krahasuar me vitet e tjera.

Siç shkruan Daily Mail, ai rekomandoi vaksinat për individët në grupe me rrezik, sidomos për të moshuarit mbi 65 vjeç, dhe për ata që kanë nevojë për përforcim të vaksinës Covid.

Ai gjithashtu këshilloi të rinjtë që të izoloheshin nga të tjerët nëse janë të sëmurë dhe të punojnë nga shtëpia derisa të përmirësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat