Për puçrra të vogla rreth gojës për të cilat nuk dini prej nga janë krijuar ekziston nocioni
“Sëmundje e stjuardesës” është termi për dermatitin perioral.
Simptomat të cilat tregojnë këtë sëmundje janë skuqja dhe puçrrat nga goja deri në mjekër. Në raste të rralla skuqja dhe puçrrat mund të shfaqen në hundë ose nëpër sy.
Shkaqet
Dermatiti perioral manifestohet nëpërmjet tendosjes dhe ndjenjës së nxehtësisë në fytyrë. Është lloj reaksioni i lëkurës ndaj kurës së tepruar, më saktësisht ndaj pastrimit intensiv dhe përdorimit të kremrave.
Mund të shfaqet edhe kur ndërrojmë shpesh kozmetikën. Përdorimi i gabueshëm i kremrave me bazë kortizoni dhe stresi i fortë gjithashtu janë shkaktarë të dermatitit perioral.
Një numër i madh i të përfshirëve me këto simptoma pikërisht janë femrat. Për këtë shkak sot quhet “sëmundje e stjuardesave”.
Stjuardesat në zonat jodoganore më së shumti përballen me produkte të ndryshme kozmetike, transmeton Telegrafi.
Zgjidhja
Provoni me terapinë zero – harroni të gjitha produktet për kurë!
Në disa ditë të para do t’ju duket që jeni edhe më keq, sepse mund të ndodhin përkeqësime, aq më parë nëse keni përdorur kremra me bazë kortizoni.
Dermatologu mund t’ju ndihmojë. Më së shpeshti përshkruhen kremrat të cilat përmbajnë antibiotikë, por në raste të rënda përshkruhet marrja e antibiotikëve.
Dermatologët theksojnë që është e nevojshme deri në tri javë që simptomat e dermatitit perioral të tërhiqen dhe që pas kësaj kohe nuk do të lënë kurrfarë shenjash.
Preventiva
Përpiquni që të përmbaheni nga pastrimi i tepruar i lëkurës dhe nga përdorimi i kremrave.
Nëse keni gjetur produkte kozmetike të cilat ju përshtaten, përdorni vazhdimisht.