Elbi: ul kolesterolin, eliminon kapsllëkun, pastron zorrën e trashë dhe rigjeneron flokët

Shëndetësia

Elbi: ul kolesterolin, eliminon kapsllëkun, pastron zorrën e trashë dhe rigjeneron flokët

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Elbi është një drithë me shumë vlera ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale. Mund të përgatitet në dhjetëra mënyra, dhe përdoret gjithashtu për prodhimin e birrës. Ky drithë ka qenë pjesë e dietës së stërgjyshërve tanë, por me kalimin e kohës konsumi i tij është zvogëluar.

Më poshtë rendisim lëndët ushqyese dhe përfitimet e elbit.

Elbi përmban vitamina B, acid folik dhe vitaminë K, është një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, magnezit dhe fosforit dhe përmban elementë si hekuri, squfuri, bakri, zinku, mangani dhe seleni. Përmban gjithashtu aminoacidin lizinë.

Tokotirenolet, janë substancat frenuese që bllokojnë prodhimin e kolesterolit LDL në mëlçi. Efekti anti-kolesterol i elbit përmirësohet nga përmbajtja e beta-glukanit. Fibra e tretshme e elbit mbron mukozën e zorrëve të irrituara dhe është përgjegjëse për efektin hipoglikemik. Kjo është arsyeja pse elbi është i shkëlqyeshëm për ata që vuajnë nga diabeti.

Elbi përmban një substancë, e cila vepron si një antiseptik i zorrëve, dhe ndihmon në trajtimin e kolitit, diarresë dhe llojeve të tjera të infeksioneve. Ky ushqim është i shkëlqyeshëm për trajtimin e kapsllëkut, falë fibrave të tretshme dhe për të ndihmuar në detoksifikimin e zorrës së trashë.

Elbi është zbutës, tonik, tretës, diuretik, detoksifikues, anti-inflamator, laksativ, alkalizues dhe antiseptik. Seleni i elbit promovon elasticitetin e lëkurës dhe parandalon dëmtimin nga radikalët e lirë. Proteinat e elbit, nga ana tjetër, mbrojnë keratinën, duke forcuar dhe rregulluar flokët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat