Pse kemi marramendje kur zgjohemi në mëngjes?

Shëndetësia

Pse kemi marramendje kur zgjohemi në mëngjes?

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 22:58
Ilustrim

Ekzistojnë një mori shkaqesh që mund të shkaktojnë marramendjen tuaj në mëngjes.

Marramendja e mëngjesit është diçka që u ndodh herë pas here shumë njerëzve dhe nuk është shkak për shqetësim.

Nëse ndiheni të trullosur në mëngjes, menjëherë pasi jeni zgjuar, kjo mund të jetë rezultat i ndryshimit të papritur të ekuilibrit pasi trupi juaj përshtatet nga një pozicion i shtrirë në një pozicion në këmbë.

Gjithashtu nëse keni probleme me ftohjen ose sinuset, mund të vëreni se marramendja përkeqësohet për shkak të lëngjeve të tepërta dhe ënjtjes në sinuset tuaja.

Ekspertët kanë renditur disa prej shkaqeve të tjera se pse na ndodh të kemi marramendje sapo jemi zgjuar nga gjumit, të cilat i kemi renditur si më poshtë:

Apnea e gjumit

Sipas hulumtimeve, marramendja gjatë ditës është një simptomë e zakonshme e apneas së gjumit.

Apnea e gjumit është një gjendje penguese e frymëmarrjes, që do të thotë se ju ndaloni përkohësisht frymëmarrjen gjatë natës nëse e keni atë. Këto ndërprerje në frymëmarrje mund të çojnë në nivele më të ulëta të oksigjenit, gjë që mund të shkaktojë marramendje kur zgjoheni në mëngjes.

Dehidrimi

Një nga shkaqet më të zakonshme të zgjimit me marramendje është dehidrimi. Nëse pini alkool para gjumit, për shembull, mund të jeni veçanërisht të dehidratuar kur zgjoheni në mëngjes.

Edhe nëse nuk pini alkool, mund të dehidratoheni nëse punoni në një mjedis të nxehtë, nuk pini mjaft lëngje, konsumoni shumë pije me kafeinë ose djersitni shumë.

Sheqeri i ulët në gjak

Nëse zgjohuni të trullosur në mëngjes mund të jetë gjithashtu një shenjë se keni sheqer të ulët në gjak. Kjo gjendje mund t’ju bëjë me marramendje para se të keni ngrënë mëngjes.

Nëse keni diabet dhe merrni insulinë ose medikamente të tjera, mund të bëheni hipoglikemik (sheqer i ulët në gjak) në mëngjes nëse nuk hani mjaftueshëm një natë më parë ose nëse doza juaj e mjekimit është shumë e lartë.

Medikamentet

Nëse jeni duke marrë rregullisht ndonjë medikament, ato mund të jenë shkaku i marramendjes suaj të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat