A luan çaji jeshil rolin e Ozempic-ut për humbjen e peshës?

Shëndetësia

A luan çaji jeshil rolin e Ozempic-ut për humbjen e peshës?

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Çaji jeshil është vlerësuar gjithnjë për vetitë e dobishme anti-oksidante që përmban dhe së fundmi, influencuesit e kanë promovuar atë si një Ozempik natyral. Megjithatë, ekspertët tani po thonë se ndonëse disa pretendime janë të ekzagjeruara, ky çaj mund të jetë edhe më i mirë për ne sesa mendohej më parë.

Gjethet e çajit jeshil përmbajnë katechina, të cilat mbrojnë qelizat tona nga dëmtimi ndërsa plaken. Ekspertët thonë se, pavarësisht nga ndjeshmëria juaj ndaj kafeinës, s’duhet të hezitoni për të pirë 2 deri në 4 filxhanë çaj të gjelbër në ditë.

Ndër përfitimet e çajit jeshil është edhe shëndeti i përmirësuar zemrës. Kërkimet kanë lidhur konsumimin e zakonshëm të çajit të gjelbër me uljen e rrezikut me 25% për sëmundje të zemrës apo vdekshmërinë që mund të vijnë prej tyre. Elementet në çajin e gjelbër janë të njohur për mbrojtjen ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe faktorëve të tyre të rrezikut, si presioni i lartë të gjakut.

Flavonoidët në çajin e gjelbër gjithashtu kanë treguar se zvogëlojnë rrezikun ndaj diabetit.
Çaji i gjelbër është po aq i mirë për mendjen sa dhe për trupin, pasi është i njohur si përmirësues i humorit.

“Shkencërisht, ka përbërës bioaktivë në çajin e gjelbër që e mbajnë mendjen të përqendruar dhe të qetë,” tha Maggie Moon, një eksperte e ushqimit për shëndetin e trurit.

Ndikimi i çajit jeshil në humbjen e peshës

“Ushqimi i bimëve të çajit nuk është si një ilaç. Nuk do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm,” thotë Carol Johnston, profesore e ushqimit në universitetin shtetëror të Arizonës.

Ajo rekomandon që njerëzit të vazhdojnë të pinë çaj ndërsa menaxhojnë pritshmëritë e tyre: “Një humbje e ngadaltë dhe e moderuar në peshë është lloji më i shëndetshëm i humbjes në peshë. Mos prisni të humbni 4.5 kg në dy javë. Ky është një proces që zgjat gjatë gjithë jetës.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat