Çelësi për banane të freskëta: Mos i ruani pranë artikujve tjerë ushqimorë!

Shëndetësia

Çelësi për banane të freskëta: Mos i ruani pranë artikujve tjerë ushqimorë!

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 09:02
Bananet mund të vendosen në frigorifer vetëm pasi të jenë pjekur dhe të kenë marrë ngjyrën e verdhë.

Ruajtja e bananeve në një tas me fruta mund të duket si një zgjedhje e zakonshme, por kjo është një nga vendet më të papërshtatshme për t’i mbajtur ato në kuzhinë.

Arsyeja? – Bananja nuk duhet të jetë pranë frutave të tjera.

Shumica e frutave prodhojnë një gaz të quajtur etilen, një hormon natyral i rritjes së bimëve që ndihmon në pjekjen e frutave duke u dhënë më shumë shije. Por, kur frutat janë grumbulluar pranë njëra-tjetrës, çlirohet shumë etilen në ajër, duke shkaktuar prishjen e shpejtë të bananeve dhe të frutave të tjera pranë tyre.

Sipas ekspertes, bananet qëndrojnë të freskëta shumë më gjatë pa u bërë e butë kur ruhen larg një artikulli ushqimor.

Bananja jo vetëm që është shumë e ndjeshme ndaj etilenit, por gjithashtu prodhon një sasi të madhe të tij, veçanërisht për shkak të dëmtimit të kërcejve kur ato mblidhen. Për këtë arsye, është e vështirë të ruhen të freskëta për më shumë se disa ditë.

Megjithatë, Kim, eksperte dhe themeluese e “A Blackbird Sepiphany”, ka ndarë një metodë të thjeshtë për ruajtjen e ushqimit që mund të zgjasë ndjeshëm freskinë e bananeve, duke ju ndihmuar të mos i hidhni kurrë më.

Një nga mitet më të zakonshme është se bananja nuk mund të ruhet në frigorifer. Në fakt, ruajtja në frigorifer ngadalëson ndjeshëm procesin e pjekjes, duke i mbajtur të freskëta për një javë më shumë sesa zakonisht.

Edhe pse lëvozhga e bananes do të bëhet kafe ose e zezë për shkak të temperaturës së ulët, fruti brenda mbetet i verdhë, i freskët dhe i shijshëm për një kohë shumë më të gjatë.

Megjithatë, bananet mund të vendosen në frigorifer vetëm pasi të jenë pjekur dhe të kenë marrë ngjyrën e verdhë.

Temperaturat e ftohta sipas expressit britanik, ndalojnë plotësisht procesin e pjekjes dhe ato nuk do të zhvillohen më tej.

Bananet jeshile, të papjekura, janë më të forta, me një shije të hidhur dhe të veshura me një shtresë dyllore, kështu që duhet t’i mbani larg frigoriferit derisa të marrin ngjyrën e verdhë të pjekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat