Dhjetori përveçse si muaj i festave njihet gjithashtu dhe si periudha e ftohjes dhe gripit për shkak të uljes së temperaturave dhe pranisë së shtuar të virozëve.
Sipas dietologëve, lista e ushqimeve të mëposhtme janë ato që duhet të jenë pjesë e dietës suaj kur jeni të sëmurë, pasi do ju furnizojnë me energji dhe do ju ndihmojnë të ngriheni sa më shpejt nga krevati.
Supa, sidomos ajo e pulës, është një nga ushqimet më kryesore qe duhet të konsumoni kur jeni të sëmurë. Përveçse që ka vlera të larta ushqyese, ju ndihmon edhe në hidratimin. Sugjerohet më së shumti supa e pulës pasi ndihmon në luftimin e viruseve dhe baktereve.
Xhinxher përmbaj një numër komponimesh aktive që mbështet shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Ajo ndihmon në të përzierat, një simptomë kjo e zakonshme lidhur me gripin.
Agrumet si limon dhe portokalle janë ato që ju nevojiten kur jeni sëmurë. Të pasura me vitamin C, ndihmojnë në numrin e ditëve e të qëndruarit në krevat, pra ju ndihmojnë të ringriheni sa më shpejt e me më shumë energji.
Të bardhat e vezeve janë një opsion i shkëlqyer për të përfituar proteina. Ato nuk rëndojnë në stomak, duke qenë një ndihmë për të gjithë ata që nuk mund të përballojnë ushqimet e rënda.
Frutat e thata, sidomos arrat, përmbajnë vitamin E dhe zink, të cilat janë thelbësore për funnksionin optimal imunitar. Drithërat, sidomos tërshëra, është një burim proteinash i shkëlqyer. Konsumojini me kos është ideale.
Çaji është pija thelbësore që duhet shtuar dietës në ditët me grip. Në veçanti çaji jeshil, si dhe kamomili me pak mjaltë bio, ndihmon në marrjen e lëngjeve të nevojshme, qetësimin e trupit si dhe bëjnë “mrekulli” për dhimbjet e fytit.