Skuqja e veshit është një fenomen i shpeshtë tek të gjithë njerëzit.
Në terma popullore thuhet se kur njëri nga veshët të skuqet atëherë dikush është duke folur për ju. Por në të vërtetë, ky fenomen lidhet drejtpërdrejtë me të tjera shkaqe.
Në shumë raste, personat përjetojnë jo vetëm skuqje të veshit por edhe nxehtësi në pjesën e skuqur.
Në disa raste, ky fenomen zgjat për disa minuta por në raste të tjera edhe për orë të tëra.
Çfarë e shkakton skuqjen e veshit?
Ka disa faktorë që shkaktojnë skuqjen e veshit të cilët kryesisht kanë të bëjnë me:
Stresin dhe ankthin
Emocionet gjatë një ataku prej panikut, nervozizmi dhe ankthi i injektojnë trupit disa lëndë kimike që rrisin presionin e gjakut duke shkaktuar edhe skuqjen apo nxehtësinë në njërin apo të dy veshët.
Ndryshime hormonale- problemet me tiroidet dhe të tjera probleme shëndetësore që ndikojnë në ndryshimet hormonale nxisin skuqjen e veshit.
Alkoli
Dehidratimi
Migrena në këtë rast skuqja, nxehtësia por edhe dhimbja e veshëve shoqërohet edhe me dhimbje koke.
Skuqja e veshit shkaktohet edhe nga faktorë jo shëndetësorë si për shembull:
Prekja apo kruarja e veshit
Moti ekstremisht i ftohtë por edhe ekstremisht i ngrohtë
Disa lëvizje si përtypja e shpeshtë, teshtima, kollitja, lëvizja e nofullave.
Krehja e flokëve apo edhe bërja e dushit etj
Kjo metodë do ta çlirojë trupin tuaj nga parazitët përgjithmonë!
Ka disa mënyra shumë të thjeshta natyrale të cilat ndalojnë skuqjen e veshit dhe nivelin e lartë të nxehtësisë së tij.
Në këto raste, lani fytyrën dhe veshët me ujë të ftohtë.
Dehidratimi ndihmon gjithashtu tek skuqja e veshit ndaj në një rast të tillë pini 1 apo dy gota ujë.
Mos hani ushqime të shpejta të cilat përmbajnë toksina dhe yndyrna të shumta
Hani fruta dhe perime të pagatuara apo pini lëngje frutash dhe perimesh.
Hani arra, lajthi e bajame.
Përdorni për masazhimin e veshit vaj ulliri apo vaj rigoni.
Të gjitha këto metoda do t’ju ndihmojnë që të largoni sikletin e veshit të skuqur dhe nxehtësinë e tij krejt shpejt.