Si të qetësoni kollën gjatë natës, ja këshillat dhe trajtimet natyrale

Shëndetësia

Si të qetësoni kollën gjatë natës, ja këshillat dhe trajtimet natyrale

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta. Ajo mund të largojë bakteret dhe të parandalojë infeksionet.

Megjithatë, kolla mund të bëhet shumë e ashpër dhe munduese për rrugët e frymëmarrjes. Gjatë natës, ajo ndërpret gjumin dhe pengon pushimin e organizmit.

Kolla gjatë natës mund të frenohet nëpërmjet medikamenteve, ndryshimeve në stilin e jetesës dhe disa kurave natyrale.

Kujdes me higjenën

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kolla mund të jetë edhe alergjike, e nxitur nga pluhuri e substanca të tjera të cilat shkaktojnë edhe tështima.

Për këtë arsye, rekomandohet që dhoma e gjumit të jetë sa më e pastër nga pluhuri. Në të nuk duhet të mbani sende të shumta të mbledhin pluhur.

Dhoma e gjumit duhet pastruar mirë dhe çarçafët duhen ndërruar dhe larë me ujë të nxehtë të paktën një herë në javë. Ekspertët rekomandojnë edhe dushin e ngrohtë të trupit çdo mbrëmje për të larguar çdo mbetje poleni.

Urthi

Çrregullimet tretëse si urthi mund të shkaktojnë irritimin e fytit dhe kollë që bëhet më e ashpër gjatë natës.

Shmangni ushqime që nxisin këtë çrregullim dhe mos hani ushqim të paktën 4 orë përpara fjetjes.

Çaj me mjaltë

Çaji i ngrohtë me mjaltë zbut fytin, eliminon acarimin e tij dhe shpërbën sekrecionet. Çaji duhet pirë disa herë në ditë. Mund të përdorni çaj mali, kamomil ose dafinë.

Flini me kokën të ngritur

Kolla përkeqësohet kur qëndroni shtrirë në mënyrë të drejtë. Sekrecionet mblidhen në fyt dhe shkaktojnë kollë. Prandaj rekomandohet që të flini me kokën pakëz të ngritur për të parandaluar kollën gjatë natës.

Gargarë me ujë me kripë

Uji me kripë shkrin sekrecionet e mbledhura në fyt. Sipas të dhënave, rekomandohet të bëni gargarë me ujë me kripë çdo natë përpara gjumit, në rast se keni kollë.

Lëreni duhanin

Duhanpirja është shkaktare e kollës afatgjatë, ndaj lënia e duhanit zbut ashpërsinë e kollës.

Kujdes me azmën

Azma ka të bëjë me inflamacionin që ngushton rrugët e frymëmarrjes. Kolla është një prej simptomave më të përhapura të azmës, ndaj medikamentet për këtë çrregullim mund të lehtësojnë kollën dhe frymëmarrjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat