Tre ushqime që mund të rrisin rrezikun e akneve, pohon një dermatologe

Shëndetësia

Tre ushqime që mund të rrisin rrezikun e akneve, pohon një dermatologe

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Shëndeti i lëkurës është i lidhur ngushtë me atë që hamë dhe inflamacioni luan një rol të rëndësishëm në probleme të tilla si puçrrat, skuqjet dhe plakja e parakohshme.

Ngrënia e ushqimeve që nxisin inflamacionin mund të prishë ekuilibrin në trup, duke çuar në rritjen e stresit oksidativ dhe dëmtimit të lëkurës.

Këto ushqime mund të “shkatërrojnë” lëkurën duke shpërbërë kolagjenin, duke shkaktuar thatësi dhe duke inkurajuar shpërthimet e akneve. Dermatologia dr. Lily Talakoub ndau së fundmi në TikTok një listë të llojeve të ushqimeve që duhet t’i shmangim sepse mund të shkaktojnë probleme të ndryshme të lëkurës.

Karbohidratet e rafinuara

Karbohidratet e rafinuara nxisin inflamacionin, i cili mund të dobësojë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke shkaktuar thatësi, acarim dhe rritje të rrezikut të dëmtimit të shkaktuar nga faktorë të jashtëm. dr. Talakoub thekson se ushqime të tilla si makaronat, buka, orizi i bardhë, pijet e gazuara dhe ëmbëlsuesit “rrisin mundësinë e shfaqjes së akneve me 30 për qind”.

Produktet e qumështit

Mjekja dermatologe tregon lidhjen e produkteve të qumështit dhe ashpërsisë së akneve tek adoleshentët. Ajo shton gjithashtu se “të rriturit që konsumojnë rregullisht qumësht kanë katër herë më shumë gjasa të vuajnë nga aknet”. Produktet e qumështit përmbajnë hormone natyrale që mund të rrisin prodhimin e sebumit në lëkurë, i cili mund të bllokojë poret dhe të çojë në shpërthime aknesh, veçanërisht te njerëzit e prirur ndaj çekuilibrit hormonal.

Ushqimi i shpejtë

Shumë lloje të ushqimeve të shpejta përmbajnë yndyrna trans, vajra të përpunuara dhe aditivë që shkaktojnë inflamacion në trup. Inflamacioni kronik përkeqëson gjendjet e lëkurës si puçrrat, skuqjet dhe ekzema dhe dobëson funksionin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.

“Konsumimi i rregullt i ushqimit të shpejtë rrit rrezikun e akneve me 17%”, paralajmëron Dr. Talakub. Ushqimet si misri dhe vaji i sojës prishin ekuilibrin e acideve yndyrore omega-6 dhe omega-3 në trup, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion.

Një ekuilibër i shëndetshëm i acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 është thelbësor për shëndetin e lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat