Një hulumtim i ri ka nxjerrë në pah pesë ushqime që luajnë rol kyç në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Projekti, i udhëhequr nga Universiteti i Barcelonës, ka analizuar studime të ndryshme shkencore për të kuptuar më mirë se si bimët specifike ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Në studimin e tyre, ekspertët u fokusuan kryesisht në dietën mesdhetare, duke analizuar efektin antioksidues dhe antiinflamator të disa përbërësve kryesorë.
Hudhra, shafrani, ullinjtë, rozmarina dhe rrushi ishin ndër ushqimet e paraqitura, me pretendimet se përmbajnë "komponentë aktivë" të dobishëm për shëndetin e zemrës.
“Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në nivel global, përgjegjës për 32% të vdekjeve në vitin 2019”, shkruajnë autorët e studimit.
Ekstraktet e bimëve të pasura me komponime bioaktive kanë kontribuar ndjeshëm në mjekësinë moderne, duke ofruar potencial terapeutik për sëmundje të ndryshme.
Megjithatë, përdorimi i tyre është i kufizuar nga efektet anësore të mundshme, ndërveprimet e barnave dhe mungesa e studimeve gjithëpërfshirëse paraklinike dhe klinike.
"Ky rishikim kishte për qëllim të jepte një pasqyrë të mekanizmave të veprimit, dëshmive klinike dhe efekteve anësore të përbërjeve kryesore bio-aktive të marra nga bimë të zgjedhura mesdhetare që janë pjesë integrale e dietës mesdhetare."
Studiuesit theksuan se përbërësit e dietës mesdhetare kanë potencial “premtues” në reduktimin e rrezikut të sulmit në zemër dhe goditjes në tru, ndërsa theksuan gjithashtu se ato mund të përdoren në trajtimin e ardhshëm të arterosklerozës.