Lia e majmunit, u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në 1958 kur tek majmunët shpërtheu një infeksion i ngjashëm me “linë”. Deri së fundmi, rastet e prekjes së njerëzve nga ky infeksion viral ishin shënuar në pjesën qendrore dhe perëndimore të Afrikës, ku popullata kishte më shumë kontakt me kafshët e prekura.
Në vitin 2022, për herë të parë u konfimuar përhapja e virusit përmes marrëdhënieve intime dhe virusi u përhap në më shumë se 70 vende në të gjithë botën, të cilat nuk kishin raportuar më parë prani të kësaj sëmundjeje.
Lia e majmunit i përket së njëjtës kategori virusesh si lia, por shkakton simptoma më të lehta, si ethe, të dridhura dhe dhimbje trupi. Njerëzit e prekur më rëndë mund të kenë skuqje ose enjtje në në fytyrë, duar, gjoks dhe organet gjenitale, transmeton FrontOnline.
“Është një sëmundje virale që është shumë e zakonshme në Afrikën qendrore dhe perëndimore dhe përhapet kryesisht te brejtësit. Dhe herë pas here prek kafshë të tjerë si majmunët dhe prek edhe njerëzit”, shpjegon Jorge Osorio, Drejtor Instituti Global i Shëndetit pranë universitetit Wiskonsin-Madison.
Pavarësisht emrit “lia e majmunit”, ka të ngjarë që nuk janë majmunët, por brejtësit ata që shkaktojnë sëmundjen.
Rasti i parë i identifikuar tek një njeri me linë e majmunit i përket vitit 1970. I infektuar ishte një djalë i ri inga një zonë e largët e Kongos.
Sa serioze është lia e majmunit për njerëzit?
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se sëmundja mund të jetë vdekjeprurëse për një në 10 persona.
Cilat janë simptomat?
Shumica e pacientëve me linë e majmunit kanë vetëm temperaturë, dhimbje trupi, të dridhura dhe lodhje.
Të prekurit më rendë mund të kenë skuqje ose enjtje në fytyrë dhe duar, që mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.
Shumica e njerëzve shërohen në një periudhë nga dy deri në katër javë pa pasur nevojë të shtrohen në spital. Lia e majmunit mund të jetë vdekjeprurëse për disa të prekur dhe mendohet se është më e rëndë tek fëmijët.
Duke folur në vitin 2022, Dr. Olivia Kasirye, zyrtare e shëndetit publik në qarkun Sakramento, të Kalifornisë, shpjegoi se një pacient mund të përhapë infkesionin deri në momentin që i janë shëruar të gjitha inflamaciont.
“Një person konsiderohet i infektuar që nga fillimi i simptomave derisa skuqjet e lëkurës të kenë zënë kore dhe koret të kenë rënë dhe të ketë një shtresë të re të lëkurës. Përhapja e sëmundjes ndodh kryesisht nga pështyma, skuqjet e lëkurës ose veshjet apo shtrojet e krevatit të kontaminuara”, tha ajo.
Si mjekohet?
Ekzistojnë dy vaksina të licencuara për linë e majmunit në vende si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe në Evropë. Ekzistojnë gjithashtu të paktën dy barna antivirale të licencuara për përdorim nga njerëzit me sëmundje të rënda.
Çfarë dimë për rastin e fundit të shpërthimit të lisë së majmunit?
Qendra për Parandalimin dhe Kontrollonin e Sëmundjeve në Afrikë tha se këtë vit lia e majmunit është identifikuar në 13 shtete dhe se 96 për qind e të gjitha rasteve dhe vdekjeve janë regjistruar në Kongo. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i të prekurve është rritur me 160 për qind dhe numri i vdekjeve me 19 për qind.
Deri tani, janë identifikuar 14 mijë raste dhe kanë vdekur 524 persona.
Drejtori i Komitetit të Emergjencave kundër lisë së majmunit tha se janë raportuar raste në shtete si Uganda, Ruanda, Burundi and Kenia, shtete të cilat nuk ishin prekur më pare.
Lija e majmunit mund të transmetohet në disa mënyra:
Nga kafshët tek njeriu:
Kontakti me gjakun, lëkurën ose të ashtuquajturat lëndë të trupit të infektuara: Kjo mund të përfshijë kontaktin me kafshët e infektuara ose me ushqimin e papërpunuar që është ekspozuar ndaj virusit
Buzë e kafshëve:
Infeksioni mund të kalojë edhe përmes kafshëve që kanë kontakte të afërta me njeriun, si për shembull, majmunët dhe shimpanzetë.
Nga njeriu tek njeriu
Kontakti i drejtpërdrejtë:
Transmetimi mund të ndodhë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëkurën e personit të infektuar ose me lëndët trupore, si lëngu i flluska të krijuara nga puçrra.
Ajri:
Edhe pse kjo është më pak e zakonshme, lija e majmunit mund të transmetohet përmes ajrit nëse ka ekspozim në kushte të ngushta dhe të gjatë në praninë e personave të infektuar.
Kontakt me objekte të ndotura:
Gjithashtu, mund të ndodhë edhe transmetimi përmes prekjes së objekteve të kontaminuara nga lëndët trupore të personave të infektuar.
Parandalimi
Për të parandaluar përhapjen e lija e majmunit, është e rëndësishme të:
Keni kujdes të madh për higjienën dhe të shmangni kontaktet me kafshët e dyshimta.
Izoloni individët që mund të jenë të infektuar.
Pastroni shpesh duar dhe objekte të përbashkëta që mund të jenë të kontaminuara.