Peshku është një nga ushqimet që mund të ruhet në frigorifer, por jo edhe për shumë kohë.
Peshku është ushqim që prishet edhe në frigorifer, andaj ruajtja e tij nuk duhet të zgjasë më shumë se 2-3 muaj.
Me përpunimin e duhur, llojet e peshkut pa yndyrë mund të ruhen deri në 3 muaj, ndërsa llojet e yndyrshme jo më shumë se 2 muaj. Gjithashtu, peshku nuk mund të mbahet i freskët për një kohë të gjatë në frigorifer.
Peshku i freskët mund të ruhet për 2-3 ditë. Nëse është peshk i zier, mund të qëndrojë në frigorifer 2-4 ditë, peshk i pjekur 2-5 ditë, ndërsa peshku i tymosur mund të ruhet 5-6 ditë.