Sa mjaltë në ditë mjafton për një imunitet të mirë!

Shëndetësia

Sa mjaltë në ditë mjafton për një imunitet të mirë!

Më: 2 janar 2025 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Mjalti përmban sasi të ndryshme polifenoli, antioksidante për të cilat konsiderohet që mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, por edhe nga sëmundjet e tjera, theksojnë ekspertët. Njëkohësisht, ajo sasi është e mjaftueshme të plotësojnë nevojën për ëmbëlsirë, gjë që është shumë me rëndësi për të gjithë ata të cilët hanë ëmbëlsira.

Gjithashtu, kjo është sasia e cila nuk do të ndikojë në linjën e trupit. Është llogaritur që adhuruesit e ëmbëlsirave brenda vitit mesatarisht hanë rreth 75 kilogramë ëmbëlsira. Për shëndetin e tyre do të ishte mirë që së paku një pjesë të tyre të zëvendësojnë me mjaltë, rekomandojnë ekspertët.

Lëkura gjithmonë pasqyron gjendjen e brendshme të trupit. Problemet më të zakonshme të lëkurës përfshijnë aknet, shenja të plakjes, rrudha dhe njerëzit shpenzojnë shumë para në produkte të cilat premtojnë shërim për një kohë të shkurtër. Megjithatë, shpeshherë këto produkte dinë të përmbajnë kimikale të rrezikshme të cilat më shumë bëjnë dëme sesa të mira.

Prandaj ne do ju tregojmë një mënyrë efektive natyrale për të përmirësuar shëndetin e lëkurës. Përbërësit janë 1 lugë gjelle uthull molle, 1 lugë çaji sodë buke dhe 2 luga çaji mjaltë. Në një enë xhami shtoni uthullën e mollës dhe mjaltin dhe i përzini mirë. Pasi t’i përzini, shtoni sodën e bukës dhe vazhdoni t’i përzini prapë. Nëse është e nevojshme, shtoni edhe ujë.

Pasi ta keni përgatitur maskën, pastrojeni fytyrën mirë që të hapen poret dhe thajeni mirë. Aplikojeni maskën dhe lëreni për 10 minuta. Në fund, pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe prapë pastaj me ujë të ftohtë për t’i mbyllur poret. Përsëriteni disa herë në javë këtë procedurë dhe lëkura juaj do të jetë e pastër, e shndritshme dhe rrezatuese. Ju rikujtojmë se puçrrat janë më agresive gjatë pubertetit, por mund të shkaktojnë probleme edhe më vonë, në varësi të llojit dhe mënyrës se si trajtohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat