Gripi dhe të ftohurit gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Gripi dhe të ftohurit gjatë shtatzënisë

Më: 4 janar 2025 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Gjatë shtatzënisë organizmi juaj pëson ndryshime me qëllim që të mos rrezikohet mirëqenia e bebes suaj. Për këtë arsye ju jeni shumë më e ndjeshme ndaj të ftohurit dhe gripit krahasuar me periudhën para shtatzënisë.

Mënyra se si të mbroheni dhe që të mos ftoheni është nëse i ndihmoni sistemit tuaj imunitar që do të thotë:

 Hani ushqim të shëndetshëm me shumë fruta e perime.

 Pini shumë lëngje, çajra bimor dhe lëngje të cilat e furnizojnë trupin tuaj me vitamina dhe minerale.

 Kufizoni maksimalisht pirjen e pijeve të cilat kanë kafeinë dhe të cilat kanë sheqer.

 Pushoni sa herë që e ndjeni se jeni lodhur dhe se keni nevojë për pushim.

 Bëni ushtrime të lehta trupore për të përmirësuar qarkullimin e gjakut që ndihmon në luftimin e infeksionit.

 Mos pini duhan dhe mos qëndroni në vende ku pihet duhani.

Gripi dhe të ftohurit ju bën që të ndjeheni tmerrësisht keq. Mund të keni dhimbje të fytit, kolli, zënie të hundëve, kokëdhimbje dhe ethe.

Mos u shqetësoni shumë – pushoni dhe pini shumë lëngje në mënyrë që të mbani hidrimin e organizmit tuaj.

Bebja juaj është e mbrojtur nga viruset, pa marrë parasysh se ju nuk ndjeheni mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat