Dr. Vivek Murthy, Kirurgu i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, ka paralajmëruar lidhjen shqetësuese midis konsumit të alkoolit dhe rrezikut për zhvillimin e kancerit.
Sipas ekspertëve, alkooli renditet si shkaku i tretë më i rëndësishëm i kancerit, pas duhanit dhe obezitetit, shkruan The Guardian.
Për disa lloje kanceri, përfshirë kancerin e gjirit, gojës dhe fytit, madje edhe një gotë alkool në ditë mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjes.
Rreziku i kancerit nga konsumimi i alkoolit varet nga një kombinim faktorësh biologjikë, ekonomikë, mjedisorë dhe socialë.
“Alkooli është një shkak i njohur i kancerit dhe përgjegjës për rreth 100,000 raste kanceri dhe 20,000 vdekje nga kanceri çdo vit në SHBA. Përveç kësaj, alkooli kontribuon në më shumë se 13,500 aksidente rrugore çdo vit,” theksoi Dr. Murthy.