Kancer dhe rrezik i shtuar nga formaldehidi në trajtimet e flokëve

Shëndetësia

Kancer dhe rrezik i shtuar nga formaldehidi në trajtimet e flokëve

Më: 5 janar 2025 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, ka paralajmëruar se formaldehidi, një kimikat i përdorur gjerësisht në trajtimet për drejtimin e flokëve, paraqet rrezik serioz për shëndetin.

Ky kimikat, i njohur edhe si formalinë apo metilen glikol, lëshon gaz toksik gjatë trajtimeve me nxehtësi, i cili mund të thithet dhe të shkaktojë irritim të syve e frymëmarrjes, si dhe rrezik të shtuar për kancer.

Rreziqet janë veçanërisht të larta në hapësira me ventilim të dobët, si sallonet apo banjat.

AAMM, thekson se ekspozimi i gjatë ndaj këtij kimikati mund të dëmtojë funksionin e mushkërive dhe të rrisë problemet alergjike dhe astmatike, përveç rrezikut të kancerit.

Ekspertët nxisin kujdes maksimal gjatë përdorimit të këtyre produkteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat