Ekipi i shkencëtarëve që prezantuan vaksinën Oxford AstraZeneca gjatë pandemisë Covid tani po punojnë për vaksinën e parë të murtajës bubonike në Mbretërinë e Bashkuar, pasi frika rritet se sëmundja mund të rishfaqet, raportuan sot mediat britanike.
Vlerësohet se gjysma e popullsisë në Evropë vdiq nga murtaja në shekullin e 14-të , dhe kjo sëmundje, nëse nuk trajtohet, është fatale në 30 për qind të rasteve, raporton Mirror.
Murtaja ka shkaktuar tre pandemi globale nga gjithsej shtatë që janë regjistruar në botë deri më tani.
Që nga shpikja e antibiotikëve, frika nga murtaja është ulur, por për shkak të rritjes së joefektivitetit të tyre për shkak të përdorimit masiv, shkencëtarët besojnë se është koha që Britania e Madhe të përgatitet për një epidemi të mundshme të murtajës .
Një ekip shkencëtarësh nga Oksfordi njoftoi se testimi i vaksinës, i cili filloi në vitin 2021, ka prodhuar rezultate që tregojnë se ajo është e sigurt dhe jep përgjigjen e dëshiruar.