E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe

Shëndetësia

E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe

Më: 14 janar 2025 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Periudha e ditës kur pini kafe mund të ulë rrezikun e një vdekjeje të hershme, sugjeron një studim i ri.

Studimi po ashtu zbuloi se njerëzit që pinin kafe në mëngjes kishin një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kishin një rrezik më të ulët të vdekshmërisë sesa konsumatorët e kafesë gjatë gjithë ditës – por hulumtimi nuk mund të vërtetonte nëse kafeja ishte shkaku i vetëm, shkruan BBC.

Dr Lu Qi, studiuesi kryesor dhe drejtor i Qendrës Kërkimore të Obezitetit të Universitetit Tulane, tha se ndërsa studimi nuk tregon pse pirja e kafesë në mëngjes zvogëlon rrezikun, një shpjegim mund të jetë se konsumimi më vonë gjatë ditës mund të prishë orën e brendshme të trupit të një personi.

Studimi u publikua të mërkurën në revistën European Heart Journal.

Dr. Qi potencoi se nevojiten studime të mëtejshme për të parë nëse gjetjet e tyre mund të vërehen edhe në popullata të tjera, duke shtuar: “Ne kemi nevojë për prova klinike për të testuar ndikimin e mundshëm të ndryshimit të orës së ditës kur njerëzit pinë kafe”.

“Ky studim nuk na tregon pse pirja e kafesë në mëngjes zvogëlon rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare”, shpjegoi ai.

“Një shpjegim i mundshëm është se konsumimi i kafesë në pasdite ose në mbrëmje mund të prishë ritmet cirkadiane [ciklin 24-orësh të trupit tonë të ndryshimeve fizike, mendore dhe të sjelljes] dhe nivelet e hormoneve të tilla si melatonin”, potencoi eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat