Për aneminë, kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Shëndetësia

Për aneminë, kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Më: 15 janar 2025 Në ora: 21:04
Ilustrim

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut.

Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin.

Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri.

Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes.

Sipas të dhënave sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm.

Merrni më shumë Hekur

Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm.

Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Ushqimet e pasura me Hekur

Mishi dhe peshku
Vezët
Frutat e thata
Brokoli
Barishtet
Bizelet
Arrorët dhe farat
Gjalpi i kikirikut

Merrni më shumë Folat

Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.

Ushqimet e pasura me Folat

Mishi i viçit
Spinaqi
Orizi
Kikirikët
Fasulet
Avokado
Sallata jeshile

Maksimizoni përthithjen e Hekurit

Sipas të dhënave konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm.

Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit.

Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.

Ushqimet e pasura me Vitaminë A

Peshku
Mëlçia e viçit
Kungulli
Patatja e ëmbël
Barishtet
Ushqimet e pasura me Beta Karoten
Karrotat
Patatet e ëmbla
Kungulli
Pjepri
Mango

Suplementët e Hekurit

Suplementët e hekurit mund të jepen vetëm me rekomandimin e mjekut.

Kjo është e nevojshme sepse sasitë e larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme.

Nëse e teproni me hekurin do të prekeni nga sëmundjet e mëlçisë, konstipacioni, të përzierat dhe të vjellat.

Suplementët mund të rrisin nivelet e hekurit në organizëm në mënyrë graduale dhe duhen marrë vetëm me rekomandimin e mjekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat