Gjumi cilësor është po aq i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë si ushqimi dhe aktiviteti fizik. Trupi ynë ka nevojë për rreth tetë orë gjumë çdo natë për t’u ndjerë i shëndetshëm dhe energjik, por për shumë njerëz, arrijmë të përballen me vështirësi për të fjetur siç duhet.
Fatmirësisht, ekspertët kanë disa sugjerime që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni gjumin, dhe një prej tyre lidhet me konsumimin e kivit para gjumit.
Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia e frutave të kivit para se të shkoni në shtrat mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit tuaj dhe në reduktimin e kohës që ju nevojitet për të fjetur. Ky frut ka përfitime të shumta për shëndetin dhe mund të ofrojë një gjumë më të thellë dhe të qetë.
Sekreti qëndron në përbërësit natyralë të kivit. Ky frut është i pasur me melatonin, një substancë që rregullon orën biologjike të trupit dhe ndihmon në iniciimin e gjumit. Po ashtu, kivi përmban serotonin, antioksidantë dhe folate, që gjithashtu kontribuojnë në reduktimin e stresit oksidativ dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.
Një studim i realizuar me 15 atletë të nivelit të lartë tregoi se konsumi i dy kivit një orë para gjumit ndihmoi që këta individë të flinin më shpejt dhe të përjetonin një gjumë më të thellë. Ata raportuan një shtim të kohës totale të gjumit me rreth 53 minuta dhe një përmirësim të efikasitetit të gjumit nga 86% në 93%. Për më tepër, ishte vënë re një ulje e konsiderueshme e ndërprerjeve të gjumit gjatë natës, duke sjellë një pushim më të qetë dhe të pakrahasueshëm.
Ky studim sugjeron gjithashtu se konsumi i kivit mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit, si në jetën e përditshme ashtu edhe në aktivitetet sportive, duke përmirësuar kështu performancën fizike dhe mendorë.
Shtimi i kivit në dietën tuaj është shumë i thjeshtë. Mund ta konsumoni si frut të freskët, ta përfshini në smoothie, ose ta shtoni në sallata të ndryshme me fruta. Për të përfituar sa më shumë nga efektet pozitive të tij, është e rekomanduar që ta hani një orë para gjumit.