Përfitimet shëndetësore nga shafran i Indisë

Shëndetësia

Përfitimet shëndetësore nga shafran i Indisë

Më: 17 janar 2025 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Shafrani i Indisë ështëpërdorur për më shumë se 4000 vjet për të trajtuar një shumëllojshmëri të sëmundjeve. Studimet tregojnë se shafran i Indisë mund të ndihmojë kundër infeksioneve dhe disa lloje kanceresh, redukton inflamacionet në trup dhe trajton problemet e tretjes.

Këtu janë përfitimet nga shafrani i Indisë nëse konsumohen rregullisht:

Është një agjent antiseptik natyral dhe antibakterial, për përdorim në dezinfektim, prerje dhe djegie të lëkurës.

Kur kombinohet me lulelakër, ka efekt për të parandaluar kancerin e prostatës.

Parandalon kancerin e gjirit.

Redukton rrezikun e leuçemisë së fëmijërisë.

Është një detoksifikues natyror i mëlçisë.

Mund të parandalojë dhe të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes Alzheimer, duke hequr pllakën amyloyde, që depozitohet në tru.

Mund të parandalojë metastazat që ndodhen në forma të ndryshme të kancerit.

Është një antiinflamator i fuqishëm natyror.

Mund të ndihmojë në metabolizmin për rënien në peshë.

Është përdorur në mjekësinë kineze për trajtimin e depresionit.

Përdoret për trajtimin e artrit rheumatoid.

Shpejton shërimin e plagëve dhe ndihmon në rimodelimin e lëkurës së dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat