Hudhra bën mirë për zemrën

Shëndetësia

Hudhra bën mirë për zemrën

Më: 18 janar 2025 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Dihet se hudhra është një kurë natyrale për zemrën dhe tensionin e gjakut.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Alabamës në SHBA, përfitimet vijnë pikërisht nga era e pazakontë e hudhrës.

Sekreti i thelbinjve të hudhrës është, në fakt, alicilina, një princip aktiv i metabolizuar që bën të mundur erën e keqe të saj. Këto ndërveprojnë me rruazat e kuqe dhe, duke prodhuar sulfitin e hidrogjenit, bëjnë të mundur që gjaku të rrjedhë më lehtësisht.

Studiuesit kanë bërë disa eksperimente, duke përdorur kavie laboratorike duke i zhytur në lëng hudhre dhe kanë arritur rezultate të habitshme: në këto raste, tensioni i gjakut u pakësua në 72%. “Rezultatet tona – kanë komentuar studiuesit – sugjerojnë që hudhra në dietën ushqimore është mjaft e domosdoshme dhe e shëndetshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat