Shkencëtarët italianë kanë zbuluar një gjen të ri që shkakton sëmundjen e Alzheimerit

Shëndetësia

Shkencëtarët italianë kanë zbuluar një gjen të ri që shkakton sëmundjen e Alzheimerit

Më: 21 janar 2025 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Shkencëtarët italianë nga Torino kanë zbuluar një gjen të ri që shkakton sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të fundit, raportojnë mediat italiane

Hulumtimi nga disa grupe shkencëtarësh u koordinua nga Spitali Molinete në Torino, raportoi Ansa.

Shkencëtarët ndoqën një familje me këtë sëmundje për disa vite dhe zbuluan se ajo shkaktohet nga mutacionet në gjenin Grin2C, i cili kodon nën-njësinë Nmda të receptorit të glutamatit.

Receptorët e glutamatit janë të rëndësishëm për komunikimin neuronal, formimin e kujtesës, mësimin dhe rregullimin.

Për më tepër, receptorët e glutamatit janë implikuar në sëmundje të shumta neurodegjenerative për shkak të rolit të tyre qendror në eksitotoksicitetin dhe përhapjes së tyre në të gjithë sistemin nervor qendror.

Shkencëtarët italianë treguan se studimi i tyre kërkon zhvillimin e ilaçeve të reja që mund të zvogëlojnë eksitotoksicitetin cerebral për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes Alzheimer.

Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim i trurit që shkakton një rënie progresive në aftësitë e kujtesës, të të menduarit, të të mësuarit dhe organizimit. Ajo përfundimisht ndikon në aftësinë e një personi për të kryer aktivitetet bazë të përditshme.

Pacientët jetojnë shpesh në të kaluarën dhe e kanë të vështirë të njohin objektet dhe personat e jetës së tyre të përditshme. Gradualisht, vjen një moment kur këta pacientë nuk mund të jetojnë dot vetëm, duke u shndërruar kështu në një barrë për familjarët e tyre.

Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i shpeshtë i demencës dhe një nga burimet kryesore të vdekshmërisë në popullatën e moshuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat