Ekspertët konsiderojnë që blerja e vitaminave si shtesë në ushqime te shumica e njerëzve është tërësisht e panevojshme.
Vitaminat e tepërta trupi nuk i ruan si rezervë, por i nxjerrë përmes urinës.
Ekspertët theksojnë që duhet te ketë kujdes në konsumimin e vitaminave. Nuk është mirë të merren shumë pak, por njëlloj kështu nuk është mirë as shumë. Po ashtu, ekzistojnë vitamina, të cilat nëse merren në sasi të tepruara, munden edhe të dëmtojnë.
Vitamina E
Konsumimi i tepërt i vitaminës E mund të shkaktojë disa efekte anësore siç janë diarreja, fryrja, dhimbja e kokës, të ndjerit dobët, lodhja dhe shikimi i mjegulluar. Marrja e sasive të mëdha të vitaminës E do të rrisë nivelin e alfa-tokoferoleve, çka mund të shkaktojë ndërprerjen e koagulimit të gjakut, dhe kështu edhe gjakrrjedhjen. Rreziku është edhe më i madh te personat që marrin ilaçe që hollojnë gjakun, siç është aspirina.
Vitamina A
Forma më aktive e vitaminës A është retinoli, të cilin e lidhin me rrezikun e shtuar nga thyerjet. Retinoli mund të pengojë veprimin e vitaminës D, e cila lehtëson absorbimin e kalciumit. Nuk është i tretshëm në ujë, prandaj konsumimi afatgjatë i sasive të mëdha të vitaminës A mund të shkaktojë efekte anësore serioze, duke përfshirë edhe lodhjen, nervozizmin, vështirësitë mentale, anoreksinë, të përzierat, djersitjen e tepërt, ethet dhe ngjashëm.
Vitamina C
Vitamina C është e shkëlqyeshme në luftën kundër infeksioneve. Për dallim nga vitamina A, vitamina C tretet ne ujë, çka do të thotë që nëse merret më shumë se sa i duhet trupit, do të nxirret përmes urinës dhe nuk do të bëjë ndonjë dëm të madh. Megjithatë, ka efekte anësore si diarreja, ngërçet në bark dhe të përzierat.