Shkencëtarët kanë zhvilluar një metodë të re që është mbi 90% e saktë në zbulimin e rrezikut për kancerin e zorrës së trashë te pacientët me rrezik të lartë.
Personat me sëmundje inflamatore të zorrëve (IBD), siç janë sëmundja e Crohn-it dhe koliti ulçerativ, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë këtë lloj kanceri.
Tani, mjekët mund të parashikojnë se cilët nga këta pacientë ka më shumë mundësi të zhvillojnë kancerin e zorrës së trashë brenda pesë viteve të ardhshme.
Ekspertët shpresojnë se ky zbulim do të ndihmojë në krijimin e një testi gjaku që mund të përmirësojë zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe të zvogëlojë nevojën për ekzaminime invazive.
IBD mund të irritojë murin e zorrës, duke shkaktuar formimin e qelizave parakanceroze nëse nuk trajtohet.
Studimi, i realizuar nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në bashkëpunim me mjekët e spitalit të specializuar për sëmundjet e zorrës, St Mark’s në Mbretërinë e Bashkuar, analizoi mostra qelizash parakanceroze nga 122 pacientë me IBD.
Rezultatet sipas mail online, treguan se rreth gjysma e tyre zhvilluan kancer brenda pesë viteve, ndërsa gjysma tjetër mbeti e shëndetshme.
Ky përparim mund të përmirësojë ndjeshëm mundësitë e mbijetesës duke mundësuar trajtime më të hershme dhe më efektive.