Sapo keni mbaruar një kavanoz me turshi dhe jeni gati ta hidhni lëngun sepse e konsideroni të padobishëm? Por shëllira është një përzierje e dobishme që mund të ripërdoret! Lëngu përbëhet nga kripë, uthull, erëza dhe mund t’u japë më shumë shije pjatave tuaja. Nëse po pyesni se si ta përdorni, më poshtë do të gjeni 4 mënyra të provuara.
Bëjini vetë turshitë!
Përdorni shëllirë të mbetur, në vend të uthullës. Është mirë të dini se duke qenë se aciditeti në shëllirë do të jetë më i holluar, mund ta shijoni 24 orë pasi keni bërë turshinë e re dhe nëse është e nevojshme shtoni përsëri kripë, uthull dhe erëza sipas dëshirës tuaj. Së fundi, nëse keni përdorur shëllirë në një turshi, sigurohuni që të vendosni ndonjë perime në lëngun e turshive.
Shëllirë në salcë? E megjithatë ndodh!
Një salcë e lehtë pikante që mund ta bëni vetëm me tre përbërës: shëllirë, piper të kuq dhe pak majonezë. Praktikisht në këtë recetë shëllira do të zëvendësojë një përbërës acid si lëngu i limonit ose uthulla. Sigurohuni që të mos e kriposni, përpara se ta shijoni.
Baza perfekte për salcat
Ju mund ta përdorni lëngun e turshive për të bërë një salcë të nxehtë, e cila duhet të jetë me bazë uthulle. Kjo salcë e veçantë është ideale për supat ose gjellët që kanë nevojë për një aromë më të mirë apo edhe për një omëletë apo zarzavate sezonale. Megjithatë, nëse dëshironi të bëni një salcë më interesante, përzieni pjesë të barabarta tahini dhe shëllirë dhe përgatitni salcën më të lehtë të perimeve.
Marinon shpendët në mënyrë fantastike
Vendoseni mishin në një qese që mbyllet përsëri dhe shtoni shëllirë derisa proteina të mbulohet. Nëse dëshironi shtoni erëza, piper të zi ose pak sheqer. Është mirë ta lini në përzierje të paktën dy orë, por jo më shumë se 12 orë.