Pse e kemi të vështirë të flemë në shtratin e dikujt tjetër?

Shëndetësia

Pse e kemi të vështirë të flemë në shtratin e dikujt tjetër?

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 22:42
Ilustrim

Kur na presin në shtëpitë e të tjerëve, ose më saktë, kur na ftojnë të flemë në shtretërit e të tjerëve, ekziston mundësia që të keni vështirësi në fjetje.

Zakonisht, ne flemë me… njërin sy hapur, dhe jo pa arsye, pasi sipas hulumtimeve, ana e majtë e trurit qëndron në gatishmëri të lartë gjatë natës së parë në një mjedis të panjohur.

“Kur flini në një vend të ri për herë të parë, një pjesë e njërës anë të trurit duket se qëndron zgjuar për arsye mbijetese, në mënyrë që të mund të zgjoheni më shpejt nëse është e nevojshme”, thotë autori i studimit Yuka Sasaki nga Universiteti i Tokio Brown.

“Udhëtimet e shpeshta mund të çojnë në gjumë të shqetësuar”, shton Sasaki, “por nëse qëndroni në të njëjtin vend për disa ditë, atëherë do të keni një gjumë më të qetë”.

Profesori, për të përcaktuar se si një vend i huaj për hapësirën tonë të njohur mund të ndikojë në gjumin tonë, kreu një sërë eksperimentesh.

Ai dhe ekipi i tij zbuluan se ata që flenë në një mjedis të huaj janë më të ndjeshëm ndaj stimujve të jashtëm, siç janë tingujt, pasi truri i percepton ato si kërcënime.

Kafshët si balenat dhe delfinët gjithashtu kanë një mekanizëm të tillë, i cili u lejon atyre të mbrojnë jetën e tyre nga çdo kërcënim.

“Ndoshta truri i njeriut është një version miniaturë i këtij mekanizmi që kanë balenat dhe delfinët”, shpjegon Y. Sasaki.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat