Flini me dritë ndezur? Mund të rrezikohen nga sëmundja metabolike

Shëndetësia

Flini me dritë ndezur? Mund të rrezikohen nga sëmundja metabolike

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 20:23
Ilustrim

Ushtrimet e rregullta, tetë orë gjumë në natë dhe shmangia e ushqimit të shpejtë janë rekomandimet standarde për personat me prediabet, prediabetin e diabetit të tipit 2, me synimin për të ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjes metabolike. Megjithatë, një studim më i ri zbulon se një zakon më shumë mund të funksionojë si masë parandaluese, ai që ka të bëjë me mjedisin e gjumit.

Më konkretisht, studiuesit nga Australia gjetën një lidhje të pazakontë midis ekspozimit ndaj dritës gjatë natës dhe rritjes së rrezikut të diabetit të tipit 2: “Ne arritëm në përfundimin se ekspozimi ndaj dritës gjatë natës lidhet me një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit, me një marrëdhënie të varur nga sasia e dritës.”, thotë Dr. Andrew Phillips, profesor i asociuar në Kolegjin e Mjekësisë dhe Shëndetit Publik të Universitetit Flinders. Studimi i tyre u botua në The Lancet Regional Health-Europe.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që ekspozoheshin ndaj dritave të forta midis orës 12:30 të mesnatës dhe 6 e mëngjesit kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Kjo marrëdhënie mbeti e pavarur nga sasia e dritës ndaj së cilës njerëzit ekspozoheshin gjatë ditës. Në fakt, lidhja midis ekspozimit ndaj dritës gjatë natës dhe diabetit të tipit 2 u përforcua edhe kur autorët morën parasysh zakonet e jetesës, modelet e gjumit, ndërrimin e punës, dietën dhe shëndetin mendor. Sipas autorëve, dritat e natës rrisin rrezikun e një personi për të zhvilluar diabetin e tipit 2 duke prishur ritmin e tyre cirkadian ose orën e brendshme.

“Gjetjet tona sugjerojnë se reduktimi i ekspozimit ndaj dritës gjatë natës dhe mbajtja e një mjedisi të errët mund të jetë një mënyrë e lehtë dhe e lirë për të parandaluar ose vonuar zhvillimin e diabetit.”, përfundojnë studiuesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat