Ja pse dëmtohen dhëmbët tuaj çdo ditë

Shëndetësia

Ja pse dëmtohen dhëmbët tuaj çdo ditë

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 22:16
Ilustrim

Ne na duhet të paktën dy herë në vit të paraqitemi tek dentisti, për arsye se mund të kemi dhimbje dhëmbi ose vërejmë të nxira në sipërfaqen e tyre.

Janë disa zakone që ne i kemi në jetën e përditshme, të cilat janë ato që na sjellin prishjen e dhëmbëve dhe duken shumë të padëmshme në krahasim me duhanin apo ëmbëlsirat.

Farat e lulediellit janë një dëmtues mjaft i madh për dhëmbin, për arsye se ato e bluajnë sipërfaqen e tij. Nëse i kafshoni farat me dhëmbë, ju presin pasoja të pakëndshme.

Hapja e shisheve me dhëmbë mund të shkaktojë probleme shumë të mëdha.

Përdorimi i gabuar i krueses sjell një dëm të dyfishtë në dhëmbë, pasi dëmtohen dhe mishrat që e rrethojnë atë.

Asnjëherë nuk duhet të kombinoni  ushqimin e ftohtë dhe të nxehtë, për arsye se krijohet zverdhje dhe nxirrje në sipërfaqen e dhëmbëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat