Çfarë është sfida “6-6-6” e ecjes dhe pse duhet ta provoni?

Shëndetësia

Çfarë është sfida “6-6-6” e ecjes dhe pse duhet ta provoni?

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 00:22
Ilustrim

Nëse jeni në kërkim të një rutine të re për të lëvizur trupin pa stres dhe angazhime të mëdha, sfida “6-6-6” mund të jetë ajo që ju duhet

Kjo tendencë e re përfshin një ecje 60-minutëshe në orën 6 të mëngjesit ose 6 të pasdites, plus 6 minuta për nxehje dhe 6 minuta për qetësim.

Pasi tendenca e famshme 12-3-30 (ecja në tokë të pjerrët 12% për 30 minuta me shpejtësi 4.8 km/h) mori vëmendje të madhe, sfida “6-6-6” vjen si një alternativë më e lehtë dhe më e përshtatshme për këdo që dëshiron një formë të thjeshtë ushtrimi.

Pse ia vlen ta provoni?

Ndryshe nga rutinat e lodhshme në palestër, sfida “6-6-6” është e lehtë për t’u zbatuar dhe mund të bëhet kudo:

• Në një park apo shteg natyror
• Në një pistë të mbyllur
• Në një hapësirë të lirë jashtë zyrës suaj
• Madje edhe në një “walking pad” brenda shtëpisë

Nëse mendoni se një orë ecje është shumë, mos u shqetësoni! Mund ta kombinoni me ndonjë aktivitet tjetër si dëgjimi i muzikës, ndjekja e një podcast-i, ose shikimi i një seriali që askush tjetër nuk do ta shohë me ju (po, kjo është momenti ideal për të parë ato episode që i lini gjithmonë për më vonë!).

A ndihmon në humbjen e peshës?

Nëse e bëni rregullisht dhe kombinoni me një dietë të ekuilibruar, ecja e përditshme mund të kontribuojë në humbjen e peshës. Megjithatë, rezultatet ndryshojnë nga personi në person dhe nuk duhet ta prisni si një metodë të shpejtë për ndryshime drastike. Në përgjithësi, humbja e 0.5-1 kg në javë është një ritëm i shëndetshëm, ndaj qëndrueshmëria është çelësi.

A ndikon në humor?

Po dhe në një mënyrë shumë të mirë! Nëse e bëni pasdite, kjo ecje mund t’ju ndihmojë të çliroheni nga stresi i ditës dhe të ndiheni më energjikë në mbrëmje. Në vend që të bini në grackën e shfletimit pafund në rrjete sociale, një orë ecje mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë dhe më produktivë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat