Mikroplastikat në trurin e njeriut në sasi alarmante!

Shëndetësia

Mikroplastikat në trurin e njeriut në sasi alarmante!

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 00:42
Ilustrim

Sipas një studimi shkencor të bërë së fundmi, mikroplastikat në trurin e njeriut, arrijnë mesatarisht një lugë të mbushur me plastikë.

Këto të dhëna alarmante janë konstatuar nga analizimi i kampionëve të përbërjes cerebrale që janë përftuar nga autopsi të kryera nga viti 1997 deri në vitin 2024.

Këto grimca të vogla plastike, kryesisht të përbëra nga polietilene janë të njëjtat që ndotin detet, oqeanet, ushqimet dhe oksigjenin dhe në këtë mënyrë edhe qeniët njerëzore janë të destinuara t’i gëlltisin dhe t’i thithin dhe të depërtojnë në organe të ndryshme si; gjaku, qumështi i gjirit, zemër, spermë, placentë etj.

Një studim tjetër ka theksuar sesi mikro-plastikat e thithura mund të kalojnë barrierën hematoencefalike, nje filtër selektiv që kontrollon atë që mund të hyjë në tru përmes presionit të gjakut. Akoma është e paqartë cili është impakti në shëndetin mendor por janë gjetur lidhje të forta në rritjen e rreziqeve të ishemive, kancerit, si dhe në pakësimin e fertilitetit. Nga studimet e kryera, prezenca e këtyre grimcave në muret e enëve të gjakut dhe në qelizat imunitare të trurit ishte më e pranishme në përbërjen cerebrale të njerëzve të diagnoztikuar me demencë sesa tek njerëzit e shëndetshëm.

Për të arritur në këto konkluzione u vlerësuan 52 kampione të trurit njerëzor, ku 28 prej tyre i përkisnin njerëzve që nuk jetonin më në vitin 2016 dhe 24 kampione të njerëzve që kishin humbur jetën në vitin 2024.

Në autopsitë e bëra së fundmi, u konstatuan më shumë prezencë të mikro-plastikës, me një rritje të 50% më shumë, e cila nënkupton që truri i sotëm është i përbërë nga 99.5% nga përbërje cerebrale dhe pjesa e mbetur në plastikë. Njerëzit që u përfshin në këtë studim ishin të moshës mesatare nga 45-50 vjeç. Mikro-plastika u gjetën edhe në mëlçi dhe në veshka por sasia e tyre ishte më prezente në kampionet e trurit që fillonte nga 7-30 herë më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat