Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një pacient ka kryer vetëvrasje në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Mësohet se viktima është një 75-vjeçar, i cili ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga lartësia e Spitalit të Sanatoriumit. Nuk dihen edne arsyet që e çuan të moshuarin drejt aktit të rëndë, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M. K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.