1 gram omega-3 në ditë është në gjendje të ngadalësojë plakjen

Shëndetësia

1 gram omega-3 në ditë është në gjendje të ngadalësojë plakjen

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 00:40
Ilustrim

Një studim i bërë së fundmi i publikuar në revistën shkencore Nature Aging, ka konfirmuar se konsumi ditor dhe i rregullt i 1 gram acide yndyrore omega-3 është në gjendje të ngadalësojë plakjen.

Shkenctarët e Universitetit të Zyrihut, kanë marrë në studim 777 pjesëmarrës me moshë mesatare deri në 70 vjeç ku gjysma e tyre ishin të shëndetshëm pa sëmundje të rënda kronike. Për tre vite rresht ato iu nënshtruan konsumit të omega-3, vitaminë D dhe ushtrime fizike të kombinuara. Në fillim dhe në përfundim të këtij eksperimenti, u analizuan kampionët e gjakut të marrë.

U vu re që konsumimi i 2000 unite të vitaminës D dhe 30 minuta ushtrime tre herë në javë pakësoi plakjen biologjike nga 2.9/3.9 muaj. Kombinimi i këtyre trajtimeve, si përdorimi i Vitaminës D, ushtrimit fizik dhe të omega-3 formojnë një efekt edhe më të fortë.

Omega-3 është në gjendje të ngadalësojë plakjen falë disa mekanizmave biologjik.

Pakësimin e stresit pasi omega-3 ka një funksion antioksidantë në gjendje të reduktojë dëmtimet e qelizave, faktor kyç i plakjes

Mbron trurin duke përmirësuar lidhjen dhe komunikimin mes neuronëve duke shmangur rënien mendore

Rregullimin e inflamacionit. Këto elementë e largojnë inflamacionin kronik, një proces që lidhet me zhvillimin e sëmundjeve që lidhen me moshën.

Acidet yndyrore si omega-3, nuk shërbejnë vetëm në ngadalësimin e procesit të plakjes tek njerëzit por ato ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e cilësisë së jetës duke pakësuar rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative, kardiovaskulare dhe metabolike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat