A ka ndonjë përfitim shëndetësor uji i nxehtë me limon?

Shëndetësia

A ka ndonjë përfitim shëndetësor uji i nxehtë me limon?

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Ka shumë mendime rreth asaj se uji i nxehtë me limon ka përfitime shëndetësore.

Për të zbuluar të vërteta rreth kësaj, Neë York Times ka marrë mendime nga dietologë e profesorë.

Spas dietologes, Salge Blake, uji i nxehtë me limon është një pije hidratuese dhe një zëvendësues i mirë për pijet me sheqer, por nuk ka asgjë të mrekullueshme në të, ashtu siç nuk ka asgjë të keqe.

“Benefiti kryesor i ujit të nxehtë me limon është se është hidratues. Kjo është veçanërisht e dobishme gjëja e parë në mëngjes, shtoi ajo, kur “nuk keni pasur asgjë për të pirë gjithë natën”, Dr. Ho.

Tutje, ajo shtoi:“Trupi duhet të hidratohet për të ruajtur temperaturën e tij, për të lubrifikuar dhe qetësuar nyjet dhe për të hequr mbetjet përmes proceseve si djersitja dhe urinimi. Hidratimi i mirë shoqërohet gjithashtu me lëkurë më të shëndetshme, humor më të mirë dhe mendim më të mprehtë”.

Ndërkaq, sipas dietologes klinike, Judy Simon, “lëngu është thelbësor për të mbajtur sistemin tuaj të tretjes në lëvizje, pavarësisht nëse është i lyer me limon apo jo”.

Tutje, në artikull potencohet se ka një thelb të së vërtetës në idenë se uji i nxehtë me limon mund të përfitojë sistemin imunitar. Limonët kanë vitaminë C, tha Dr. Ho. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat