Semiglutide (molekulë e krijuar për trajtimin e diabetit) e marrë një herë në javë funksionon kundër alkoolizmit, shkruan salute.eu.
Ilaçi kundër obezitetit redukton ndjenjën e tërheqjes dhe konsumimin e alkoolit.
Një efekt i papritur
Udhëhequr nga Christian Hendershot i Universitetit të Kalifornisë Jugore, studimi konfirmon një vëzhgim që shumë pacientë dhe mjekë kanë bërë që kur Ozempic dhe ilaçe të ngjashme u bënë “të mbipërshkruara”: njerëzit fillojnë të marrin semaglutide për obezitetin ose diabetin dhe papritur humbasin dëshirën për të pirë alkool.
Eksperimenti
Për këtë studim u rekrutuan 48 të rritur me çrregullim të përdorimit të alkoolit, të përcaktuar nga një sërë simptomash të mundshme, duke përfshirë pamundësinë për të ndaluar pirjen ose kontrollin e pirjes pavarësisht pasojave negative.
Pjesëmarrësit kishin konsumuar më shumë se shtatë (për femrat) ose më shumë se 14 (për meshkuj) pije alkoolike në javë gjatë muajit të kaluar dhe kishin pasur dy ose më shumë episode të pirjes së rëndë (katër ose më shumë pije për gratë dhe pesë ose më shumë për burrat).
Pjesëmarrësit u caktuan rastësisht për të marrë injeksione javore me dozë të ulët të Ozempic ose një placebo për nëntë javë.
Studiuesit zbuluan se injeksionet me semaglutide reduktuan dëshirat për alkool, reduktuan konsumin mesatar në ditët e pirjes dhe çuan në një reduktim më të madh në ditët e pirjes së tepërt, krahasuar me një placebo.
Çelësi i këtij zbulimi është se madhësia e efekteve të semaglutideve në disa rezultate të lidhura me alkoolin është më e madhe sesa shihet shpesh me medikamentet ekzistuese të alkoolizmit, edhe kur semaglutidi administrohej në doza shumë të ulëta.
Rezultatet
Në muajin e fundit të trajtimit, subjektet në grupin semaglutide reduktuan ndjeshëm numrin e ditëve të pirjes së rëndë.
Për më tepër, gati 40% e subjekteve në grupin e semaglutideve nuk raportuan asnjë ditë pije të rëndë në muajin e fundit të trajtimit, krahasuar me 20% në grupin e placebo.
Largimi i dëshirës për të pirë edhe duhan
Një gjetje dytësore ishte gjithashtu se në një nëngrup pjesëmarrësish që pinin cigare në fillim, ata që u trajtuan me semaglutide përjetuan një reduktim të ndjeshëm në mesataren e cigareve në ditë krahasuar me ata në grupin e placebo.