Pica më e shëndetshme se drithërat për mëngjes? Deklarata e nutricionistes

Shëndetësia

Pica më e shëndetshme se drithërat për mëngjes? Deklarata e nutricionistes

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 20:13
Ilustrim

Chelsey Amer nga New York, një nutricioniste, ka bërë një deklaratë që mund të befasojë shumë: “Një copë picë është më e shëndetshme se një tas me qumësht dhe drithëra.”

Pse?

Sipas përllogaritjeve, pica dhe tasin me drithëra kanë pothuajse të njëjtat kalori. Por, ku qëndron avantazhi i picës?

Shumica e drithërave janë të pasura me karbohidrate dhe fibra, ndërsa proteina e qumështit mund të mos jetë e mjaftueshme për të ndihmuar në ngopje ose energji të gjatë. Nga ana tjetër, pica ka djathë, që është një burim i pasur me proteina dhe mund të ndihmojë në mbajtjen e ngopjes më gjatë dhe ofron energji më të qëndrueshme në mëngjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat