Të gjitha nënat e reja përballen me ndryshime jo vetëm në zhvillimin e fëmijës që pëson ndryshime dhe rritje psiko-fizike në mënyrë të rrufeshme por një ndryshim thelbësor bebet e porsalinduara i karakterizon edhe ngjyra e syve.
Por... nuk ka vend as për frikë dhe as mërzitje..bebja juaj nuk është një “transformer i vogël në krahët tuaj” por ndryshimi i ngjyrës së syve lidhet me një progres të prodhimit të melaninës, pigmentit që përcakton ngjyrën e irisit. Në lindje, shumë bebe i kanë sytë në ngjyrë blu-gri sepse melanocitet ( qelizat që prodhojnë melaninën) nuk punojnë ende me kapacitet të plotë.
Në muajt apo vitet e para të jetës, qelizat që prodhojnë melaninën, fillojnë të lëshojnë më shumë pigment, duke e errësuar ngjyrën e syve. Ngjyra përfundimtare e syve, përcaktohet nga disa gene të ndryshme të trashëguara nga prindërit, Dhe pas lindjes, ekspozimi në dritë mund të stimulojë prodhimin e melaninës, duke ndikuar tonalitetin final të ngjyrës.
Zakonisht, ngjyra e syve përcaktohet brënda vitit të parë të jetës por në shumë raste ajo mund të vazhdojë të ndryshojë deri në 3 vite. Nëse irisi bëhet më i errët, do të thotë se fëmija po prodhon më shumë melaninë dhe nëse mbetet ngjyrë më e çelët, do të thotë se melanina në organizmin e tij po prodhohet më pak.