Disa simptoma të cilat shfaqen herë pas here te ju, mund të lajmërojnë për shumë gjëra.
Madje ato shpesh dinë të tregojnë edhe nëse ju nuk jeni të shëndetshëm.
Flokë të thinjura para moshës 40-vjeçare
Kjo dukuri zakonisht konsiderohet si çështje gjenetike dhe se i ndodh çdo personi në një periudhë të jetës së tyre. Por, nëse 50 për qind të flokëve i keni të thinjura dhe jeni më të rinj se 30 vjeç, atëherë menjëherë vizitoni doktorin sepse mund të keni diabet.
Pjesa e bardhë e syve
Është rregull i thjeshtë që pjesa e bardhë e syve duhet të qëndrojë e bardhë. Veç mungesës së gjumit dhe të ftohtit, sytë mund të detektojnë shumë probleme në trup.
Nëse pjesa e bardhë e syve mban ngjyrë të kuqe, atëherë mund të jeni në rrezik nga hipertensioni.
Ndërsa nëse pjesën e bardhë të syve e keni të verdhë, atëherë mund të jetë shenjë e verdhëzës apo problemeve në mëlçi.
Qafë e ënjtur
Nëse qafën e keni të ënjtur, menjëherë konsultohuni me një doktor!
Kushtoni vëmendje të veçantë pjesës së përparme të qafës, pasi që mund të tregojnë për problemet tiroide që janë shumë të zakonshme te femrat e moshës 20 deri 50 vjet.
Këmbë të ftohta
Duke pasur parasysh që këmbët janë pjesa më e largët nga zemra, ato zakonisht janë të ndërlidhura me sëmundje kardiovaskulare.
Sëmundja e Reynald është sëmundje e cila i ngushton venat në duar, gishtërinj, hundë dhe vesh, e kjo është arsye se përse këmbët mund të qëndrojnë të ftohta.