Fibrat zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundja e mishit të dhëmbëve

Shëndetësia

Fibrat zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundja e mishit të dhëmbëve

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Ushqimi i pasur me fibra ofron shumë dobi për organizmin. Nxit punën optimale të traktit tretës, ulë kolesterinën, ruan zemrën, redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të zorrëve dhe mban nën kontroll nivelin e sheqerit

Shkencëtarët nga Universiteti në Boston kanë përcjellë rreth 630 persona në periudhën prej 15 vitesh, ndërsa shëndetin e zgavrës së tyre të gojës e kanë kontrolluar çdo tre vjet. Para çdo kontrolli, të anketuarit kanë plotësuar një pyetësor me detajet për konsumimin e ushqimeve të pasura me fibra – të atyre që përmbajnë më shumë se 2.5 gramë fibra për porcion (banane, mollë, portokaj, boronica, brokoli, lakër, patate, spinaq, kikirik, qull tërshëre).

Efekti më i rëndësishëm pozitiv i fibrave është vënë re te të anketuarit më të vjetër se 65 vjeç.

Është dëshmuar që çdo shujtë shtesë e pasur me fibra mesatarisht mund të zvogëlojë rrezikun tonë nga humbja e dhëmbëve për 30 për qind.

Bananet, mollët dhe kumbullat e thata

Megjithatë, dobitë e fibrave për dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve nuk janë konfirmuar te të anketuarit e rinj. Kur për së afërmi kanë analizuar ushqimet, të cilat i kanë konsumuar të anketuarit, kanë përfunduar që në mënyrë mbrojtëse veprojnë bananet, mollët dhe kumbullat e thata.

Ekspertët nuk janë tërësisht të sigurt se sa fibra saktësisht reduktojnë rrezikun nga sëmundja e mishit të dhëmbëve, veçanërisht të pemëve, por kanë ofruar disa mundësi: ushqimet e pasura me fibra kërkojnë shumë më shumë përtypje se ushqimi tjetër, çka mund të rrisë krijimin e pështymës dhe kështu të largojë bakteret e dëmshme nga goja.

Po ashtu, fibrat e mbajnë sheqerin në kontrolle dhe ulin tensionin, ndërsa sheqeri i ngritur dhe tensioni i lartë janë faktorë të rrezikut për sëmundjet e mishit të dhëmbëve.

Gjithsesi, hulumtuesit këshillojnë të rrisni konsumimin e ushqimit të pasur me fibra, por edhe më tutje rregullisht vizitoni stomatologun dhe pastroni dhëmbët me furçë të paktën dy herë në ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat