Pse njerëzit filluan të flasin? Shkencëtarët thonë se ekziston një gjen specifik

Shëndetësia

Pse njerëzit filluan të flasin? Shkencëtarët thonë se ekziston një gjen specifik

Më: 2 mars 2025 Në ora: 00:15
Ilustrim

Studiuesit thonë se gjetjet e reja në gjenetikë një ditë mund të ndihmojnë në identifikimin dhe trajtimin e problemeve të lidhura me të folurin. Tani dihet pse njerëzit filluan të flasin.

Shkencëtarët kanë identifikuar një gjen specifik që ata thonë se mund të lidhet me origjinën e lashtë të gjuhës së folur, çelësi i mbijetesës njerëzore.

Studimi i ri, i botuar në revistën Nature Communications, sugjeron se një variant proteine ​​që gjendet vetëm te njerëzit mund të na ketë ndihmuar të komunikojmë

"Është një hap i parë i mirë për të filluar kërkimin e gjeneve specifike”, që mund të ndikojnë në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës, tha Liza Finestack nga Universiteti i Minesotës në Shtetet e Bashkuara, e cila nuk ishte e përfshirë në hulumtim.

Tutje, “Ajo që shkencëtarët mësojnë mund të ndihmojë edhe një ditë njerëzit me probleme të të folurit. Varianti gjenetik i analizuar nga studiuesit është pjesë e një sërë gjenesh që kontribuan në shfaqjen e Homo sapiens si specie dominuese që jemi sot”, shpjegon Dr. Robert Darnell, një nga autorët e studimit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat