COVID “zgjoi” sëmundjet auto-imune, Mjekët: Agravoi problemin tek ata që vuanin prej tyre

Shëndetësia

COVID “zgjoi” sëmundjet auto-imune, Mjekët: Agravoi problemin tek ata që vuanin prej tyre

Më: 2 mars 2025 Në ora: 21:42
Ilustrim

Pas pandemisë mjekët po vërejnë shtim të pacientëve që preken nga sëmundje ku sistemi imunitar lufton inde dhe qeliza të organizmit.

Covid zgjoi më herët sëmundjet autoimune tek persona me predispozitë gjenetike dhe agravoi problemin tek ata që vuanin prej tyre.

Kohëzgjatja e shenjave të virusit sipas mjekut reumatolog, Ervin Rapushi pati ndikim në këto sëmundje.

Rritje të të prekurve bluzat e bardha po vërejnë në çdo moshë. Më i përhapur në vendin tonë sipas mjekut reumatolog është artriti rheumatoid i cili shkakton inflamacion të kyçeve dhe indeve përreth.

Sëmundjet autoimmune mund të prekin shumë pjesë të organizmit dhe mjekët theksojnë trajtimin në kohë për të kontrolluar shenjat që ato shfaqin për të shmangur invaliditetin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat