Cili është sekreti për të pasur këmbë të buta?

Shëndetësia

Cili është sekreti për të pasur këmbë të buta?

Më: 3 mars 2025 Në ora: 20:18
Ilustrim

Këmbët e buta dhe të shëndetshme janë një nga dëshirat e shumicës së të rriturve, pavarësisht nga gjinia. Këmbët janë një nga pjesët më delikate të trupit dhe çdo shqetësim në to ndikon tek i gjithë trupi.

Për të pasur këmbë të shëndetshme, është e rëndësishme të zgjidhni këpucët e duhura, të ecni dhe të trajtoni lëkurën në mënyrën e duhur.

Një mënyrë natyrale për të trajtuar këmbët dhe për t’i pasur ato më të buta është përdorimi i disa përbërësve të thjeshtë. Ja se si mund të veproni:

Përbërësit që ju nevojiten janë:

– 1 filxhan kafe kripë

– 2 filxhanë kafe sodë buke

– 1 limon i shtrydhur

– 10 pika vaj esencial trëndafili apo lavande

– Ujë

Përgatitja është e thjeshtë: Mbushni një kovë apo legen me ujë të vakët ose të ngrohtë dhe shtoni përbërësit. Është e rëndësishme që uji të jetë i ngrohtë për të marrë rezultatet e dëshiruara.

Pas përzierjes së kripës, sodës, limonit dhe vajit esencial, zhysni këmbët e pastra në ujë dhe lërini të pushojnë për 30 minuta. Gjatë kësaj kohe, mund t’i fërkoni këmbët me njëra tjetrën për të larguar lëkurën e vdekur.

Pas kësaj periudhe, thajini këmbët me një peshqir dhe përdorni një limë apo gur për të lëmuar ato, duke pasur kujdes të mos ushtroheni shumë presion.

Më pas, shpëlajini dhe thajini sërish dhe lyejeni me krem për t’i mbajtur të buta dhe të hidratuara.

Ky trajtim natyral do t’ju ndihmojë të keni këmbë më të shëndetshme dhe të buta, pa pasur nevojë për trajtime të shtrenjta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat