Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi

Shëndetësia

Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi

Më: 4 mars 2025 Në ora: 18:50
Ilustrim

Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë.

Gjatë këtij muaji të bekuar, besimtarët praktikojnë durimin, përkushtimin dhe vetëdisiplinën, duke u përqendruar.

Agjërimi nga agimi e deri tek perëndimi i diellit sjell dobi të shumta shëndetësore.

Është e rëndësishme që të ushqehemi shëndetshëm dhe të zgjedhim ushqimet për të pasur një agjërim sa më të lehtë.

Duke qenë se për orë të tëra qëndrojmë pa ngrënë dhe pa pirë, një dehidrim i vogël është i natyrshëm dhe mund të çojë në dhimbje koke të lehta dhe mungesë përqendrimi.

Por si mund ta shmangni këtë?

Për ta mbajtur veten të hidratuar, siguroni që pini shumë lëngje pasi të keni prishur agjërimin në kohën e iftarit, por pini lëngje gjithashtu edhe në syfyr.

Pini çaj të lehtë pa sheqer, mund të shtoni copëza limoni ose mint të freskët për të ndihmuar në detoksifikimin dhe për të ndihmuar tretjen.

Reduktoni sasinë e pijeve të gazuara po ashtu edhe të kafesë, pasi këto pije e dehidrojnë trupin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat